Dibër, pezullohet mësimi për ditët e ardhshme
Dëbora e dendur e ditëve të fundit ka sjellë jo pak probleme në tërë vendin. Për shkak të motit të keq është pezulluar sërish nisja e mësimit në Dibër, kjo pa një afat të caktuar. Ky vendim vjen pas një urdhëri të dytë nga Ministria e Arsimit. Është vendosur që për ditët në vazhdim, shkollat në Dibër të mos zhvillojnë procesin mësimor, pasi moti është tejet problematik. Ambientet në këto shkolla nuk kanë lëndën e mjaftueshme drusore për ngrohje si dhe rrugët janë tërësisht të pakalueshme nga dëbora.