in

Shqipëria në darën e të ftohtit

Librazhd, vazhdojnë të mbeten të bllokuar fshatrat malorë

Edhe pse ka më shumë se 48 orë që kanë ndalur reshjet e dëborës, sërisht disa fshatra të zonës malore të rrethit të Librazhdit vazhdojnë të jenë të bllokuara. Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Mustafa Arapi, tha për ATSH-ne se, “edhe pse të mërkurën temperaturat janë ngritur me më shumë se dy gradë, situata vazhdon të jetë problematike në zonat malore të rrethit të Librazhdit”.
Mësohet se  banorët e fshatrave të komunës Labinot Mal në Elbasan, konkretisht Qafë Shmil – Qafë Rrenas, vazhdojnë të jenë të bllokuara, kryesisht në qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, vazhdojnë të jenë të bllokuar fshatrat e komunës Hotolisht dhe Rrajcë, ku dëbora vazhdon të krijoje probleme.
Edhe komuna Stëblevë vazhdon të ketë probleme në qarkullimin rrugor, si edhe atë të banorëve, të cilët i kanë marrë masat dy javë më parë përsa i përket furnizimit me ushqime nëpër banesa.  “Në rast se klima do të jetë e tillë me erëra të forta por me diell, në këto zona malore do të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve gjatë orëve të vona të mbrëmjes”, tha Arapi.

Il censimento. L’ultima chiamata per i cittadini albanesi di Roma

Padi kolektive për shtetësinë dhe kartën e qëndrimit