in

Shqipëria në darën e të ftohtit

Gjirokastër, mot i pranueshëm për stinën e dimrit

Të gjitha rrugën kombëtare dhe rurale të qarkut të Gjirokastrës janë të kalueshme dhe nuk paraqesin asnjë problem në qarkullin e automjeteve, njoftoi sot drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës, në jug të vendit.

“Temperaturat nën zero gradë ia ka lënë vendin motit me vranësira, me kthjellime në disa lokalitete, por të pranueshme për stinën e dimrit”, thotë Gentian Mullai, zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës. Ai theksoi se të gjitha segmentet rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve.

“Sot dimri është “zbutur”, duke na dhënë mundësi të ndërhyjmë në disa rrugore dytësore që janë dëmtuar gjatë reshjeve të dëborës”, specifikon Mullai. Ai saktësoi se tashmë policia e lokale po koordinon veprimet me Shtabin e Emergjencës në Prefekturën e Gjirokastrës dhe monitoron situatën, duke marrë masa të mëtejshme për përballimin e situatës.

Il censimento. L’ultima chiamata per i cittadini albanesi di Roma

Padi kolektive për shtetësinë dhe kartën e qëndrimit