Policia: “Vazhdojnë vështirësitë në qarkullimin rrugor”
Mbi 10 segmente rrugore, kryesisht në veri të vendit, janë të pakalueshme si rezultat i reshjeve të dëborës, ndërsa segmente të tjera rrugore janë të kalueshme, por mjetet duhen të jenë të pajisura me zinxhirë.
Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.
Në një komunikatë shtypi, Policia e Shtetit deklaroi se, Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi deri në këto momente, sipas Policisë së Shtetit
Në qarkun Kukës:
aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi B.Curri – Qafë Morinë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Kukës – Topojan, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe fryn një erë e fortë, po punohet në vazhdimësi me entin E rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
aksi Steblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet në zonat e thella, por fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin e rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa probleme,
aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka ngrica,
aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm, por ka ngrica,
akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshje dëbore nuk bien, por ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin e rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënie ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë të bllokuara rrugët. Po punohet për pastrimin e tyre.
Në qarkun Lezhë:
aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe po punohet për hedhjen e kripës dhe skorieve, sidomos në Autostradë.
Në qarkun Tiranë:
në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
aksi Librazhdë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë, janë të kalueshme me zinxhirë,
aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Korçë – Goricë, i kalueshëm pa zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe po fryn një erë e fortë, por po punohet në vazhdimësi me entin për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
Në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme. (ATSh)