in

Speciale sanatoria 2020 – Legalizimi i të huajve të parregullt

Në këtë faqe, në përditësim të vazhdueshëm, do të gjeni gjithçka rreth legalizimit: normativa, përgjigjet e ekspertëve, udhëzues, lajme e analiza 

 

 

Në Itali përllogaritet të jetojnë pa pasur të drejtën e qëndrimit rreth 670 mijë të huaj. Janë persona që u ka skaduar leja e qëndrimit e nuk kanë mundur ta përtërijnë, që kanë ardhur për turizëm apo studime e nuk janë kthyer më në vendlindje, ata që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme.

Nga 1 qershori deri më 15 gusht (afati fillestar ishte deri më 15 korrik dhe u shty me vendim të Qeverisë më 15 qershor), për shumë prej tyre që kanë një vend pune hapet një dritare për t’u pajisur me lejeqëndrim. Të paktën për ca kohë. Kjo është periudha gjatë të cilës mund të nisen kërkesat e legalizimit të marrëdhënieve të punës dhe të qëndrimit në Itali, legalizim i parashikuar nga neni 103 i dekretligjit nr. 34 të 19 majit 2020 i njohur ndryshe si dekreti Rinisja.

Në vijim gjeni gjithçka që po botojmë në faqet tona rreth legalizimit:

 

Përcaktohen shumat e kontributit forfetar për çdo muaj përpara legalizimit të marrëdhënies së punës

Mbyllet sanatoria: 17 mijë shqiptarë mund të përfitojnë një leje qëndrimi
Rreth 10 mijë kërkesa legalizimi për shqiptarë deri më 15 korrik

Në qershor, rreth 6.400 kërkesa legalizimi për shqiptarë

Sqarimet e Ministrisë së Brendshme – Në portalin e Ministrisë përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta

Në dy javët e para, mbi 2.100 kërkesa legalizimi për shqiptarë

Zgjatet deri më 15 gusht afati për paraqitjen e kërkesave

Detajet e procedurës për të kërkuar lejeqëndrim të përkohshëm

Detajet e procedurës së legalizimit të kërkuar nga punëdhënësi

Pagesa e kontributit forfetar

Qarkoret sqaruese të ministrisë së Brendshme

Shpallet dekreti zbatues ndërministror

Kodet e të gjitha aktiviteteve në sektorët e bujqësisë dhe punës shtëpiake që mund të përfitojnë nga legalizimi, të përcaktuara në dekretin ndërministror të 27 majit

Sanatoria 2020. Esperti përgjigjet – 27 maj

Legalizimi i të huajve të parregullt, teksti në Gazetën Zyrtare 

Mbërrin legalizimi: lejeqëndrim për të punësuarit në bujqësi e pranë familjeve – 14 maj 2020

K.B./Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Sanatoria 2020. Pagesa e kontributit forfetar

Sanatoria 2020. Shtyhet deri më 15 gusht afati për paraqitjen e kërkesave