in

Sportelet on line të Administratës publike në Itali

Kur duhet të paraqitem për të dhënë shenjat e gishtërinjve për lejen e qëndrimit? A është gati dokumenti im? Ku mund të kontrolloj në ç’pikë është kërkesa ime për shtetësinë, për bashkimin familjar? Faqet internet të enteve dhe administratave publike që trajtojnë praktika lidhur me çështje të imigracionit në Itali, apo që duhen konsultuar për dokumente të ndryshme të nevojshme për qëndrimin në Itali (në përditësim)

Verifiko në ç’pikë është praktika për lëshimin/përtëritjen e lejes së qëndrimit

Për të mësuar në ç’pikë është kërkesa për lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit, ose të lejes së qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë (ish karta e qëndrimit), mund të konsultosh drejtpërdrejt portalin e imigracionit ose atë të Policisë së shtetit.
Është e rëndësishme të kesh në dorë kuponin postar apo atë të Kuesturës ku janë shënuar kodet që do të të kërkohen për të vizualizuar informacionet mbi praktikën.

Verifiko në ç’pikë është praktika për autorizimin për punë të varur/bashkim familjar

Kush ka paraqitur kërkesë në Sportelin Unik për një autorizim për punë të varur në favor të një shtetasi të huaj rezident jashtë Italisë, apo për bashkim familjar, mund të verifikojë gjendjen e praktikës duke u futur në portalin e Ministrisë së Brendshme. Është e nevojshme të fusë adresën elektronike dhe fjalëkalimin që ka përdorur kur është regjistruar në portal për nisjen telematike të kërkesës.

Verifiko në ç’pikë është praktika për marrjen e shtetësisë italiane

Pasi paraqet në Prefekturën kompetente kërkesën për njohjen e shtetësisë italiane, mund të marrësh informacione për të mësuar në ç’pikë është praktika duke u lidhur drejtpërdrejt me portalin e  e Ministrisë së Brendshme, ku regjistrohesh me adresë elektronike dhe fjalëkalim.

Verifiko në ç’pikë është padia ankimore e paraqitur në TAR ose në Këshillin e Shtetit

Nëse, pas hedhjes poshtë të kërkesës së lëshimit apo të përtëritjes së lejes së qëndrimit, ke paraqitur padi ankimore në Gjykatën Administrative të Krahinës (TAR) apo në Këshillin e Shtetit, mund të verifikosh në ç’pikë është procesi duke seleksionuar TAR/Këshilli i Shtetit kompetent dhe duke futur numrin e padisë ankimore të depozituar

INPS – Shërbimet on line 

Nga korriku 2011, INPS, instituti italian i sigurimeve shoqërore, ka thjeshtëzuar mënyrën e kërkimit të shërbimeve të ndryshme me karakter asistencial që ofron (kompensim papunësie, invaliditet, çeqe sociale, pensione etj. Praktikisht, në shumicën e rasteve nuk pranohen më kërkesat e nisura me postë por kanë vlerë vetëm ato të nisura në mënyrë telematike, pra përmes internetit. Nga korriku 2012, të gjitha kërkesat që i duhen paraqitur INPS-it duhet të nisen në mënyrë telematike.
Të gjitha shërbimet e ofruara nga INPS
Zgjidh shërbimin on line INPS që të intereson

Zyra të administratës publike

Questure
Prefetture
Comuni italiani
Procure della Repubblica
Agenzie delle Entrate
Centri per l’impiego
Sedi INPS

 

Flukset për punonjësit sezonalë: nis sot paraqitja on line e kërkesave

Ambasadori italian në Vlorë: “Shqipëria vendi më i preferuar për investime”