in

Syzat, objekti që më shpesh harrojmë në plazh

Harrojmë nën çadrën e diellit sende nga më të ndryshmet, por sipas sindikatës së kujdestarëve të plazhit, 98% e tyre u kthehet pronarëve brenda 24 orëve

Për shkak të vapës apo të vënies në pushim edhe të trurit, kur shkojmë në plazh shpesh harrojmë nën çadër sende nga më të ndryshmet. Syzet, optike apo dielli, mbajnë vendin e parë. Pas tyre, shapkat, kremi mbrojtës, rrobat e banjës së fëmijëve, çelësat dhe akoma celularët, peshqirët, varëset/byzylykët dhe portofolat. Kjo është renditja e sendeve që më shpesh gjejnë kujdestarët e plazhit, e përpiluar nga sindikata e tyre.

Por lajmi i mirë është se shumica e sendeve, 98%, u kthehen mbajtësit brenda të nesërmes. Natyrisht nuk merret parasysh në këtë renditje gazeta, revista apo ndonjë libër, që askush nuk kthehet mbrapsht e të kërkojë.

Ndër historitë që tregojnë kujdestarët më të moshuar ka edhe interesante si gjetja e një Roleksi duke “krehur” rërën, apo korseja e harruar në dhomën e zhveshjes dhe dhëmbët në banjën e grave.

Identikiti i pushuesit harraq, gjithnjë sipas kësaj sindikate, është italian (turistët e huaj janë më të kujdesshëm) dhe veçanërisht ata që shkojnë në plazh me fëmijë të vegjël (ku ta kesh mendjen më parë, të ruash fëmijën apo të numërosh ç’ke marrë me vete: lodra, ushqime, panolina). 

Në Sardenjë familja më jetëgjatë: nëntë vëllezër 818 vjet

Qarkorja e ministrisë: “Zgjaten me një vit lejeqëndrimet në zonën e prekur nga tërmeti”