Nuk realizohet mundësia për shtyrjen e futjes në fuqi. Qeveria po mendon për një ndryshim të ligjit, por për këtë do të duhet kohë
Romë, 27 janar 2012 – Pasi dështoi përpjekja në minutën e fundit për pezullimin e taksës, të hënën mbërrin goditja për emigrantët: lëshimi ose përtëritja e lejeve të qëndrimit do të kushtojë 80-200 euro më shumë se tani.
Ishte ndezur një shpresë sot pasdite me lajmin se Këshilli i Ministrave po shqyrtonte mundësinë e pezullimit me dekret (pra me hyrje të menjëhershme në fuqi) të futjes së taksës së re të trashëguar nga Maroni dhe Tremonti. Flitej për një shtyrje prej dy javësh, të mjaftueshme për të rishikuar mundësinë e përshtatjes së taksës me të ardhurat dhe numrin e fëmijëve, gjë e deklaruara në fillim të muajit janar nga ministrat Cancellieri dhe Riccardi.
Kjo hipotezë, ama është hedhur poshtë. “Qeveria do të vërë dorë brenda një kohë të shkurtër për një ‘rregullim’ të normativave mbi
lejeqëndrimet, por sot nuk është miratuar asnjë pezullim. Ndërkohë, pra nga 30 janari, taksa do të hyjë në fuqi pa ndryshime ” shpjegojnë për Stranieriinitalia.it burime të kualifikuara të Ministrisë së Brendshme.
Është shumë herët për të ditur se çfarë do të jetë ky “rregullim”. Sigurisht, në qoftë se do të ndërhyet në ligj, do të jetë i nevojshëm kalimi në Parlament, ku Lega e Veriut dhe Populli i Lirive vështirë se do të heqin dorë nga taksa e re. Kohët zgjaten, rruga e veprimit është e vështirë, rezultati i pasigurt. E vetmja siguri: goditja ekonomike që nga 30 janari do prekët të gjithë emigrantët.