in

Taksa mbi lejet e qëndrimi. Cgil dhe Inca: “Fituam përsëri”

Sindikata dhe patronati mbi vendimin e Këshillit të Shtetit. “Ky rezultat është fryt i kokëfortësisë sonë në pretendimin e të drejtave”

Romë, 27 tetor 2016 – “Fituam përsëri: Këshilli i Shtetit hodhi poshtë ankimin e Qeverisë kundër sentencës së TAR-it të Lazios që, duke na dhënë të drejtë, ka shfuqizuar normën që kishte sjellë në fuqi kontributin ekstra mbi lejet e qëndrimit”. Është ajo që lexohet në një deklaratë të përbashkët të të sindikatës Cgil kombëtare dhe patronatit Inca.

Sindikata dhe patronati shprehin “kënaqësi të madhë” për vendimin e Këshillit të Shtetit. “Në mënyrë të strukturuar dhe përfundimtare, ka hedhur poshtë ankimin e Kryeministrisë, të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Ekonomisë e Financave që kundërshtonin sentencën e TAR-it të 24 majit të shkuar (n. 06095/2016)”.

“U hodhën poshtë në çdo pikë argumentimet e Zyrës së Avokaturës – nënvizojnë Cgil dhe Inca – dhe risollën në fuqi të gjitha vendimet e Gjykatës Administrative mbi koston qoftë të lejeve të qëndrimit të zakonshme qoftë të kartave të qëndrimit: Administrata Publike duhet t’i përshtatet sentencës dhe kontributi nuk do të paguhet më”. “Për më tepër – vazhdojnë – u zgjidhën njëherë e përgjithnjë të gjitha çështjet e legjitimitetit të organizatave që ngritën çështjen në TAR”.

Në deklaratë shpjegohet që Këshilli i Shtetit “i sugjeron administratës që në diskrecionalitet por edhe në përputhje me normativat ekzistuese, të gjejnë mënyrën t’u rimbursojnë të interesuarve shumat që kanë paguar më tepër nga ç’duhej”.

U nisëm vetëm, përfundojnë Inca dhe Cgil, mes indiferencës dhe skepticizmit të përgjithshëm, nuk humbëm asnjëherë besimin e këmbëngulëm në të gjitha shkallët e gjykimit. Ky rezultat është fryt i kokëfortësisë sonë në pretendimin e të drejtave të punonjësve, migrantëve dhe familjeve të tyre”

Lexo edhe:
Taksa mbi lejen e qëndrimit hiqet sërish, hidhet poshtë kërkesa e qeverisë

 

Cittadinanza. “Riforma ora, rimandare dopo il referendum significa affossarla”

Të tradhtuarit e votës