Dekreti i ri i flukseve parashikon ardhjet dhe konvertimet për 98.080 të huaj: 30 mijë bashkëpunëtorë familjarë, mbi 50 mijë punonjës nga vende që kanë marrëveshje me Italinë, 12 mijë konvertime. Për shqiptarët rezervohen 4.500 kuota
Ja shifrat e sakta për çdo kategori punonjësish
Hyrjet
Hyrje për punë të varur, në të gjithë sektorët, të rezervuara për qytetarët e vendeve që kanë marrëveshje dypalëshe me Italinë – 52.080*
Hyrje për punë shtëpiake (colf, badati, babysitter etj.) për qytetarë nga vendet që nuk kanë kuota të rezervuara – 30.000
Hyrje të rezervuara për qytetarë të huaj që kanë përfunduar programe shkollimi dhe formimi profesional në vendlindje – 4.000
Hyrje të rezervuara për punonjës me origjinë italiane (me prindër, gjyshër e stërgjyshër italianë) rezidentë në Argjentinë, Uruguai, Venezuelë ose Brazil dhe të regjistruar në listat e punonjësve pranë konsullatave italiane – 500
*4.500 Shqipëria; 1.000 Algjeria; 2.400 Bangladeshi; 8.000 Egjipti; 4.000 Filipinet; 2.000 Gana; 4.500 Maroku; 5.200 Moldavia; 1.500 Nigeria; 1.000 Pakistani; 2.000 Senegali; 80 Somalia; 3.500 Sri Lanka; 4.000 Tunizia; 1.800 India; 1.800 Perùja; 1.800 Ukraina; 1.000 Nigeri; 1.000 Gambia; 1.000 Vende të tjera jo anëtare të BE-së që po lidhin marrëveshje me Italinë.
Konvertimet
Lejeqëndrime për studime në lejeqëndrime për punë të varur – 3.000
Lejeqëndrime për stazhe dhe/ose formim profesional në lejeqëndrime për punë të varur – 3.000
Lejeqëndrime për punë sezonale në lejeqëndrime për punë të varur – 4.000
Lejeqëndrime CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera në lejeqëndrime për punë të varur – 1.000
Lejeqëndrime CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera në lejeqëndrime për punë të pavarur – 500
Gjithsej – 98.080
Shkarko ndarjen e kuotave në tabelë
Lexo edhe: Mbërrin dekreti i ri i flukseve