Pas disa muajve dhunë psikologjike e fizike të vazhdueshme, e shoqja e denoncoi te Karabinierët
Romë, 13 nëntor 2015 – Karabinierët e Castelnuovo Vomano në provincën e Teramos kanë arrestuar dje për keqtrajtime në familje 56 vjeçarin Ferdinand Mema. Resident në Castellalto me familjen, ai akuzohet për kërcënime dhe dhunë të vazhdueshme prej thuajse një viti ndaj të shoqes, shqiptare edhe ajo 34 vjeçe, dhe ndaj të bijës akoma në moshë të mitur.
Ndoshta nga dëshira për të mbajtur familjen e vbashkuar, ndoshta nga frika e turpi, e shoqja ka duruar disa kohë sjelljen e dhunshme e keqtrajtimet fizike e psikologjike por më në fund para pak muajsh ka gjetur guximin të padisë të shoqin pranë karabinierëve që kanë hapur menjëherë hetimet. Në përfundim të tyre, pasi janë verifikuar fjalët e gruas, prokuroria e Teramos ka lëshuar një urdhërarrest për 56-vjeçarin e dje karabinierët e kanë çuar në burg.