in

Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe

INPS e Ternit merr masa ndaj një çifti shqiptarësh e një indianeje që merrnin pensionin social pa pasur rezidencë efektive në Itali

Romë, 23 prill 2012 – Zbulohen sërish raste të huajsh të moshuar që jetojnë në atdhe por që në Itali, padrejtësisht, marrin pensionin social. Këtë herë lajmi vjen nga Terni ku Zyra e imigracionit e Kuesturës ka bërë disa kontrolle për të verifikuar pikërisht përmbushjen e njërit prej kritereve të fitimit të të drejtës së pensionit social, atë të “rezidencës së qëndrueshme e efektive” në Itali të të huajve.

Kështu u zbulua që një indiane 76 vjeçe ishte nisur për në atdhe në dhjetor e ende nuk është kthyer, ndërsa dy bashkëshortë shqiptarë kanë shkuar në Kuesturë kur agjentët pasi nuk i kanë gjetur në adresë të tyre për disa herë rresht gjatë muajve të fundit u kanë lënë një lajmërim me të cilin i ftonin të paraqiteshin sa më parë në zyrën e Imigracionit. Çifti shqiptar, 72 vjeç burri dhe 67 gruaja, kanë paraqitur pasaportat e tyre nga të cilat agjentët e policisë kanë zbuluar se gjatë dy viteve të fundit ata kanë jetuar më shumë në Shqipëri se në Itali.

Zyra e imigracionit i ka sinjalizuar rastet INPS-it në mënyrë që ky të vendosë për pezullimin apo tërheqjen e çekut social. Ndërkaq në Terni vazhdojnë kontrollet për verifikimin e situatave të ngjashme.

 

Mbi 500 kg marijuanë e braktisur në bregdetin e Lecces

Milano multietnica: ogni cinque cittadini uno è straniero