in

Testi i italishtes për lejeqëndrimin me pikë vlen edhe për kartën e qëndrimit?

Kur kam ardhur në Itali kam nënshkruar marrëveshjen e integrimit në Prefekturë. Doja të dija nëse testi i italishtes që o të bëj për lejeqëndrimin me pikë është i njëjti me atë që bëjnë ata që kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë?

Romë, 12 nëntor 2014 – Në qarkoren 5923/2014 të ministrisë së Brendshme, sqarohet që testi i mbrojtur për qëllim të verifikimit të përmbushjes së kritereve të Marrëveshjes së Integrimit nuk është i vlefshëm për të kërkuar më pas lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, apo të ashtuquajturën kartë qëndrimi.

Arsyeja pse testi nuk është i vlefshëm për dy dokumentet qëndron në faktin se qoftë qëllimi i mbajtjes së testit qoftë përmbajtja e tij nuk janë të njëjtë. Në fakt, testi që i huaji bën për të marrë pikët e parashikuara nga marrëveshja e integrimit, ka për qëllim verifikimin jo vetëm të njohurive mbi gjuhën por edhe njohjen e “kulturës qytetare dhe të jetës civile në Itali”, njohuri që mund të kompensojnë njëra tjetrën. Për lejeqëndrimin me pikë, mjafton fakti i njohjes së mjaftueshme  kulturës qytetare dhe të jetës civile në Itali, për të konsideruar të kaluar edhe testin e gjuhës, por vetëm për nivelin A2 (italishte e folur). Ndërsa për kartën e qëndrimit, testi kërkon të verifikojë vetëm njohuritë mbi gjuhën italiane që duhet të jenë patjetër jo më të ulëta se niveli A2 (italishte e shkruar dhe e folur).

Sa më sipër do të thotë që i huaji që bën testin për marrëveshjen e integrimit e që në të ardhmen do të kërkojë lejen e qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë, duhet të bëjë sërish testin e italishtes të parashikuar për lëshimin e këtij dokumenti, ose të tregojë se ka një diplomë që certifikon njohuritë mbi gjuhën italiane në nivel jo më të ulët se A2, të lëshuar nga një ent i autorizuar nga ministria e Arsimit.

Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Rama: Vizita në Beograd theu akullnajën mes Serbisë e Shqipërisë

Ancona. 94 të moshuar paditen për përfitimin padrejtësisht të pensionit social