Në Arquata, nën rrënojat e një shtëpie të moshuarish që nuk i mbijetuan tërmetit, gjejnë flori, bizhuteri e orë dore të çmuara. Nisin hetimet për prejardhjen e thesarit
Romë, 17 shtator 2016 – Ndërsa numri i viktimave të tërmetit rritet e shkon në 297 të vdekur, sepse dje kanë ndërruar jetë edhe të dy të plagosurve, një histori e pazakontë vjen ng Pescara del Tronto në komunën e Arquatës. Në një prej shtëpive të rrënuara më 3 shtator u gjet një sasi e konsiderueshme ari, bizhuterish dhe orë dore me vlerë prej milionë eurosh të fshehura me kujdes në mure. Shtëpia ishte e një çifti të moshuarish që humbën jetën nën gërmadha.
Karabinierët e Ascolit po hetojnë mbi prejardhjen e “thesarit”, ndaj ai është sekuestruar nga organet e drejtësisë e nuk u është dhënë trashëgimtarëve të çiftit që e kanë kërkuar e që në Romë kanë një dyqan argjenderie.