Është dënuar në mungesë një vit më parë nga gjykata e Brescias dhe është shpallur në kërkim
Tiranë, 2 prill 2016 – Sektori i Forcave të Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me anë të operacionit “Yzberishti”, ka kapur shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Luan Shkembi, 42 vjeç, banues në Kavajë. Ai është arrestuar në Yzerisht të Tiranës, gjë që është bërë e mundur falë informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia.
Shkëmbi ishte dënuar në mungesë me 30 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe për të ishte lëshuar urdhër-arrest me vendim penal të datës 14 prill 2015 të Zyrës Gjyqësore për Hetimin në Brescia. Ai ishte shpallur në kërkim më datë 14.01.2016 nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.