in

Torino, një ndër katër të sapolindur është i huaj

30% e të rinjve nga 25 deri në 30 vjeç janë të huaj dhe ardhjet e reja nuk ndihmojnë rritjen demografike

Torino 19 gusht 2010 – 25% e të sapolindurve janë bij emigrantësh dhe thuajse 30% e të rinjve me moshë nga 25 deri në 30 vjeç janë emigrantë. Këto janë të dhënat më domethënëse që dalin në dritë nga një studim i zyrës së Gjendjes Civile mbi popullsinë e Torinos gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

Me gjithë numrin e lartë të ardhjeve të reja, Italia nuk po ia del të mbështesë rritjen e popullsisë. Në veçanti në Torino, që edhe pse ka 88.394 të huaj që jetojnë në kryeqendrën e Piemontes, rezidentët janë shtuar vetëm me 7.954 vetë. Për zyrën e Gjendjes Civile, që ka kryer një hulumtim të plotë mbi rritjen e popullsisë torineze nga viti 2003 deri në vitin 2009 “është arritur caku i moskthimit demografik”.

Tashmë nuk mjaftojnë më vetëm emigrantët e huaj: në fakt studimi dëshmon se edhe gratë emigrante bëjnë më pak fëmijë se bashkatdhetaret e tyre në vendlindje, duke regjistruar një rënie të lindshmërisë me 0,6% nga 2,7 fëmijë për grua që ishte në vitin 2004 në 2,1 fëmijë për grua në vitin 2008.
Por nëse lindshmëria shihet në përgjithësi, për gratë e huaja dhe ato italiane (që kanë lindshmëri shumë më të ulët se të parat) arrihet në një vlerë mesatare prej 1,4 fëmijë për grua, vlerë sa gjysma e 2,8 fëmijëve për grua që do të mundësonte të paktën “rritjen 0”.

Në të njëjtën kohë në gjashtë vjetët e marrë parasysh në studim, ulet edhe numri i të rinjve nga 25 deri në 29 vjeç (-19,4%) dhe i atyre nga 30 deri në 34 vjeç (-16,1%) ndërsa rritet numri i të moshuarve me më shumë se 79 vjet mbi shpatulla (+24%), duke arritur në vitin 2009 shifrën e 60.571 vetëve kundrejt 48.789 të vitit 2003.

Çdo pesë gra, dy rrisin fëmijët e tyre të vetme. Familjet e përbëra vetëm nga nëna janë 41,5% e të gjithave. Zyra e Gjendjes Civile ka gjetur 14,404 familje të tilla, në 17,4% prej të cilave gruaja është e huaj, në shumicën dërrmuese të rasteve flitet për gra nga Rumania, Maroku, Peruja apo Nigeria.

Marco Iorio

Kledi Kadiu: “Jam artist, jo sex-symbol”

Tavanxhiu mbledh skulptorët në Spinetoli