Italia e parafundit, nga vendet e eurozonës (është e 72-ta). Më keq se ajo vetëm Greqia, në vend të 94-t
Romë, 5 dhjetor 2012 – Ndër vendet e Eurozonës Greqia dhe Italia mbeten të fundit.
Kjo del në dritë nga raporti i fundit mbi 176 vende i Organizatës jo qeveritare Transparancy International, që çdo vit u kërkon ekspertëve nga mbarë bota një gjykim mbi korrupsionin në vende të ndryshme.
Ashtu si Shqipëria që perceptohet më e korruptuar se një vit më parë, e njëjta gjë ndodh edhe për Italinë. Por në këtë rast ‘rrëshqitja’ në renditje është më e lehtë.
Për Italinë, rënia në renditjen e TI-së është tashmë disavjeçare: në vitin 2009 ishte në vend të 63-të, në 2010-tën ka rrëshqitur në të 67-tin, në vitin 2011 ka zbritur në vend të 69-të, ndërsa këtë vit renditet në vend të 72-të, krah vendesh si Bosnja dhe Sao Tomé. Dhjetë vjet më parë, Italia renditej në vend të 31-të.
Është përkeqësuar akoma dhe më situata në Greqi, që sot renditet e 94-ta. Vjet zinte vendin e 80-të ndërsa në 2010-tën vendin e 78-të. Dhjetë vjet më parë renditej në vend të 44-t.
Shiko Renditjen 2012 të Transparancy International