in

Transportonin 130 kg marijuanë arrestohen dy persona

Lumë droge nga Shqipëria në Itali, e arrestime të përditshme shqiptarësh të përfshirë në trafikun e drogës. Së fundi arrestohen dy të rinj Albert Shqai (28 vjeç) e Fitim Sherifaj (29), me 130 kg drogë në portabagazh të makinës

Romë, 30 gusht 2012 – Të përditshme tashmë në Itali lajmet e sasive të drogës së sekuestruar dhe të trafikantëve të arrestuar, shpesh shqiptarë. Dje lajmi i gjetjes së rreth një tonelate marijuanë në Romë për të cilën u arrestuan dy persona një shqiptar e një italian, një tjetër vinte nga Shqipëria sipas të cilit një person është ndaluar në portin e Durrësit me rreth 200 kg marijuanë që do të imbarkonte në një traget për në Itali.

Lajmi i sotëm vjen nga Sicilia: Albert Shqai 28 vjeç dhe Fitim Sherifaj, 29, janë arrestuar mbrëmjen e të shtunës për trafikim droge. Guardia di Finanza. Gjatë një kontrolli të makinës me të cilën udhëtonin nga Messina në Catania u ka gjetur në portabagazh 130 kg marijuanë që po të hidhej në tregun e Catanias do t’u sillte fitime për rreth 150 mijë euro.

Droga u sekuestrua ndërsa dy të arrestuarit janë mbyllur në burgun e Catanias.

 

Saamiya, l’olimpionica morta sul barcone, era incinta

Thuajse gjysmë milioni shqiptarët me qëndrim të rregullt në Itali