Jo më kot thuhet që ndonjëherë një gjest i vogël vlen më shumë se fjalët. Për të luftuar famën e Trevizos si një qytet me frymë raciste, që me sa duhet nuk pasqyron ndjenjat e vërteta të banorëve, një grup grash vendase kanë ndërmarrë një nismë shumë të veçantë. Quhet “kafeja pezull për emigrantët”. Praktikisht kush dëshiron, në disa lokale të qytetit, paguan atë që konsumon dhe le paratë për një kafe më shumë, që në këtë rast është e destinuar për një emigrant.
Zakoni, e ka origjinën në Napoli, kur klientët më të pasur linin të paguar një kafe për ata që vinin më pas e ishin më të varfër. Një traditë që mendohej e humbur. Por gratë e Trevizos, e kanë sjellë sërish në ditët tona, duke bërë më aktuale e duke dhënë kështu një domethënie të madhe një gjesti të vogël.