in

‘Unë jam Shqiptar’ – Mbrëmje artistike në Romë

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një grup shqiptarësh organizon në Romë mbrëmjen artistike me interpretime të Mirush Kabashit, të kompanive “Quarta Parete” dhe të “Aion teatër”. Më 24 qershor, ora 19 në Felt Music Club (Via dei Ausoni 82, San Lorenzo)

une-jam-shqiptarNë vazhdim të aktiviteteve të deritanishme të zhvilluara në Romë nga komuniteti shqiptar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, më 24 qershor në Felt Music Club organizohet takimi artistik “Unë jam Shqiptar”, për të kaluar një mbrëmje nën magjinë e interpretimeve teatrale dhe muzikore të  artistëve  shqiptarë.

Njëri prej organizatorëve, sipërmarrësi Ismet Duro tregon se qëllimi i mbrëmjes është hedhja e bazave për një bashkëpunim të ardhshëm mes shqiptarëve sepse sipas tij “ruajtja e identitetit kombëtar,  e përkatësisë kulturore, e traditës, i bashkon njerëzit dhe i bën të vetëdijshëm mbi vazhdueshmërinë, përcjelljen e vlerave dhe të historisë kombëtare tek brezat e rinj që lindin dhe jetojnë larg tokës ku kanë rrënjët”.

Në këtë mbrëmje janë të ftuar Artisi i Popullit  Mirush Kabashi që do të interpretojë vepra poetike shqiptare, Kompania teatrale Quarta Parete e krijuar në Trento nga çifti shqiptar Dardana Berdyna e Albert Dedja, që sjell monologun ”La mano che non mordi” nga romani i Ornela Vorpsit (regjia dhe  interpretimi  i Dardana Berdynës, instalacioni skenik dhe video-projeksioni i Albert Dedjës) dhe Aion Teater i Marsel Leskos dhe Robert Bishës që sjellin shfaqjen “I huaji” (regjia dhe teksti i Marsel Leskos, interpretojnë Marsel Lesko, Robert Bisha, Federico Di Maio dhe Magda Saba).

Meqë numri i vendeve është ikufizuar, prenotimet janë të detyruara. Për këtë qëllim apo për më shumë informacion mbi aktivitetin duhen telefonuar organizuesit Ismet Duro,  Irena Hoxha, Rudina Memia dhe Erion Hoxha në cell. 348-6433143, 329-4323308, 348-6018847 apo në ireneduro[at]virgilio.it, andrea.duro[at]tecnocr.eu.                              

Polici që qëlloi me armë e vrau vite më parë 19-vjeçarin Alikaj, sot dekorohet

1 Qershor, festa e fëmijëve