in

Varese. Është Kujtim Ramaj viktima e djeshme e punës

Kujtim Ramaj bashkë me një koleg po lyente paretet e brendshme të disa pusetave të ujërave të zeza në Castiglione Olona të Vareses. Janë ndier keq që të dy për shkak të gazrave toksikë të bojërave. Ramaj ka ndërruar jetë në spital pak orë pas mbërritjes

Romë, 30 maj 2012 – Quhet Kujtim Ramaj punëtori 42 vjeç që ka vdekur mbrëmë në spital ku ishte çuar me urgjencë bashkë me një koleg të tij 29 vjeç italian, që i ka shpëtuar vdekjes por ndodhet akoma në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të rëndë në punë.

Fatkeqësia ka ndodhur në sheshin XXIV Maggio të Castiglione Olona, rreth orës 16.30 të të martës (29 maj). Ajo që duhet të ishte një punë rutinë, papritur u kthye në tragjedi. Ramaj dhe një punëtor tjetër 29 vjeç shin në brendësi të pusetës, në katër metra thellësi, kur u janë marrë mendt e u ka rënë të fiktë nga thithja e gazrave të bojës, material toksik, me të cilën lyenin paretet e kolektorit të ujërave të zeza. Ata kanë humbur ndjenjat dhe kanë qenë kolegët në sipërfaqe që e kanë kuptuar pak a shumë ç’po u ndodhte dhe i kanë nxjerrë. Është thirrur ndihma e shpejtë që ka ndërhyrë bashkë me zjarrfikësit dhe kanë dërguar menjëherë në spital dy personat e helmuar. Për 42-vjeçarin Kujtim Ramaj nuk mund të bëhej asgjë, pas pak orësh ka dhënë shpirt në spital, kolegu i tij 29 vjeç vazhdon të luftojë me vdekjen.

Emilia në gjunjë – Bilanci i tërmeteve të sotme

Ho sposato un italiano. Se ci separiamo, posso rimanere in Italia?