in

Vdes Blerina nëna heroinë që shpëtoi nga zjarri tre bijtë e saj

37-vjeçarja Blerina Meço kish mbetur e plagosur rëndë në zjarrin që përfshiu shtëpinë e saj në Licodia Eubea. Kish arritur të shpëtonte tre bijtë e saj, ndërsa vetë, me djegie të rënda në të gjithë trupin ndërroi jetë pas mëse një muaji në spitalin Cannizzaro të Catanias

Catania, 19 dhjetor 2010 – Blerina Meço, nëna që u plagos rëndë nga zjarri që përfshiu shtëpinë e saj më 9 nëntor, ka ndërruar jetë sot në spitalin Cannizzaro të Catanias. Sfidoi edhe flakët për të shpëtuar tre femijët e saj, vajzën 12 vjeç me probleme shëndetësore, djalin 5 vjeç dhe të vajzën foshnjë, vetëm 20 ditëshe, duke u kthyer në heroinë për opinionin italian

Mes njëmijë vështirësive nëna kish nxjerrë fillimisht jashtë apartamentit dy fëmijët e mëdhenj e më pas ka hedhur foshnjën nga ballkoni në krahët  e fqinjit që priste poshtë pa i shkaktuar foshnjës as edhe një plagosje.

Babai i fëmijëve, edhe ai shqiptar, nuk ka mundur t’i vijë në ndihmë të shoqes pasi ishte në punë.

Trupi i pajetë i Blerinës do të çohet në Shqipëri ku do të bëhet edhe ceremonia mortore.

Shfaqet në Torino filmi i ri i Erion Kadillit

Rehabilitimi penal – Si pastrohet dosja penale?