Kthejnë shtëpinë në laborator droge. Fqinjët thërrasin policinë për shkak të erës së fortë
Romë, 27 janar 2014 – Në një apartament në Cerea të provincës së Veronës karabinierët zbulojnë një laborator të mirëfilltë droge: gjejnë 41,8 kg heroinë, një pjesë të papërpunuar e një pjesë të gatshme për shitje, mjetet e nevojshme për ndarjen e konfeksionimin dhe 83 fishekë. E hedhur në treg, droga mund të sillte fitime për mëse një milion euro.
Ishin banorët e tjerë të pallatit që i thirrën për shkak të erës së fortë që vinte nga apartamenti dhe për shkak të lëvizjeve të çuditshme të dy personave që e kishin që nuk jetonin aty por kur vinin, qëndronin disa orë e më pas zhdukeshin.
Pas zbulimit të “laboratorit”, karabinierët pritën dy ditë derisa më 23 janar dy personat iu kthyen “punës”. U arrestuan menjëherë me akuzën e mbajtjes dhe trafikut të lëndëëve narkotike, të mbajtjes së municioneve dhe për qëndrresë e dhunë ndaj zyrtarëve të shtetit.të arrestuarit janë dy të rinj shqiptarë të panjohur më parë nga organet e drejtësisë: Ermand Rrugeja 25 vjeç dhe Indrit Lencini 26 vjeç, që të dy rezidentë në Dolo të provincës së Venecias.
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)