Shqiptari 34-vjeçar është gjetur pa jetë sot në mëngjes në lagjen ku jetonte
Romë, 6 dhjetor 2012 – Mister mbi vdekjen e një shqiptari 34 vjeçar në Vicenza. Sipas medive lokale është gjetur pa jetë sot në mëngjes brenda makinës së tij të parkuar në një rrugicë të lagjes Riviera Berica, ku banonte.
Kufoma është pikasur nga një grua ndërsa çonte të birin në shkollë. Ajo ka lajmëruar menjëherë Policinë e Ndihmën e Shpejtë e këta të fundit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për viktiën veçse të pohojnë vdekjen e tij për shkak të një shtëne me pistoletë në kokë.
Një nga pistat e hetuesve është vetëvrasja, pasi në makinë është gjetur edhe pistoleta e paregjistruar. Gjithsesi nuk përjashtohen hipotezat e tjera, ndaj po verifikohen të gjitha detajet, një prej të cilave është fakti që makina nuk ishte e mbyllur nga brenda.