in

Vicenza. Rreh ish të shoqen, arrest shtëpie për 25-vjeçarin Hasa

Flavia Dhima, 24 vjeç, ka përfunduar në spital me nofull e shpatull të thyer nga të rrahurat e burrit që është babai i djalit të saj të vogël

Romë, 26 tetor 2014 – Sërish dhunë në familje me viktimë një grua. Këtë radhë ka ndodhur në Malo, komunë e Vicenzas. Të enjten (23 tetor), Pullumb Hasa, 25 vjeç, ka shkuar në shtëpi të ish të shoqes së tij e pasi është zënë me fjalë ka nisur ta rrahë atë egërsisht. Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar britmat e saj, ata që kanë thirrur ambulancën dhe karabinierët. Gruaja, 24-vjeçarja Flavia Dhima, është çuar me nofull dhe shpatull të thyer në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Hasa, kur ka parë në ç’gjendje ka katëndisur ish të shoqen, ia ka mbathur por është kapur nga forcat e rendit. Tani është në arrest shtëpie – jo në të njëjtën ku jeton ish e shoqja me djalin e vogël që ka lindur nga lidhja e tyre – dhe duhet të përgjigjet për akuzat e lëndimeve personale dhe kërcënimeve të rënda.

Vendimi i UEFA-s dhe humbja e pafajësisë

Shkurtimet e mundshme të fondeve për Patronatin Inas Cisl dhe pasojat për emigrantët