Më 4 nëntor 2010 është inauguruar në ambientet e Palazzo Bianco të Gjenovës ekspozita “Albania fra lussi e splendori” organizuar nga Sektori i Muzeve të Bashkisë së Genovës në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Liguria. Për tri ditë – 25 nëntor, 30 nëntor dhe 3 dhjetor – do të organizohen vizita të udhëhequra në gjuhën shqipe dhe italiane
Në zbulim të Shqipërisë dhe Ballkanit, përmes shkëlqimit të kostumeve popullore, duke u përqendruar tek kultura dhe historia e këtyre popujve të lashtë. Falë fotografive të sjella nga fototeka Marubi e Shkodrës do të jetë e mundur të thellojmë njohuritë e këtyre veshjeve të cilat sot përfaqësojnë rrënjët e thella të kulturës shqiptare.
Përgjatë ekspozitës do të jetë gjithashtu e mundur të admirohen dhe veshje me prejardhje nga Bulgaria, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Turqia.
Për tri ditë do të ofrohen edhe vizita të udhëhequra, në gjuhën shqipe dhe italiane, të ekspozitës, kundrejt vetëm një bilete hyrjeje me çmim të reduktuar (3 euro). Oraret e vizitave të udhëhequra janë: të enjten, 25 nëntor, dhe të martën më 30 nëntor, në orën 11.00 dhe 17.00; të premten më 3 dhjetor në orën 11.00.
Lexo edhe: Kultura shqiptare protagoniste në Genova