in

Vjedhje në Napoli, vetëm lypësi afrikan bllokon banditin

Me kurajo i është kundërvënë vjedhësit që i kishte marrë çantën një të moshuare. Por asnjë nga njerëzit përreth nuk e ndihmon. Video

Romë, 6 shkurt 2014 – Italia më e mirë, ajo që do të na pëlqente është vetëm një lypës. Është njeriu pa emër që të shtunën e shkuar, 1 shkurt, bllokoi hajdutin që me motor i zhvati çantën një gruaje.

Rreth tij, siç shihet në videon e ffilmuar nga telekamerat e mbikëqyrjes së një dyqani, një turmë njerëzish shumë më pak të guzimshëm, që duket as e vë re heroin e rastit dhe nuk lëviz as gishtin për të ndaluar kriminalin.

Ky përpiqet të ikë por imigranti e ndal sërish. Por i vetëm nuk arrin t’ia dalë mbanë dhe hajduti ia del t’ia mbathë me motor. Policia e arreston pas pak.

In italiano: Scippo a Napoli, solo un mendicante africano blocca il bandito

Testi i italishtes. Kush nuk e merr apo nuk paraqitet mund ta riprovojë pas 3 muajve

Vaçe Zela, zëri i pavdekshëm i Shqipërisë, ndahet nga jeta