in

Vrasja në Tiranë. Sipas prokurorisë, Kostandin Xhuvani ka qëlluar mbi 4 viktimat

Alban Ballcaj  lirohet brenda 24 orëve. Erald Sida akuzohet për ndihmë në krim
Kostandin Xhuvani

Tiranë, 5 nëntor 2014 – Prokuroria e Tiranës ka ngritur zyrtarisht akuzat për Kostandin Xhuvanin dhe Erald Sidan, për vrasjen e 4 personave të ndodhur një ditë më parë në një lokal natë në rrugën e Elbasanit. Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, një vepër kriminale kjo që në Kodin Penal parashikon dënim me burg jo më pak se 20 vjet e deri në burgim të përjetshëm. Një tjetër akuzë është ajo e armëmbajtjes pa leje.

Erald Sida akuzohet për ndihmë në krim dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa Alban Ballcaj është liruar nga paraburgimi pasi sipas prokurorisë ai nuk është i implikuar në vrasje.

Këto akuza lënë të kuptohet se ndaj 4 viktimave ka qëlluar vetëm Kostandin Xhuvani dhe se ndaj tyre është qëlluar nga një pistoletë e vetme. Djali 26–vjeçar i deputetes së Partisë Socialiste u kap duke ikur nga vendi i krimit, me një pistoletë në dorë, pa plumba.

Zyrtarisht policia ka deklaruar se në lokal janë gjetur 6 gëzhoja dhe se të gjithë viktimat janë qëlluar brenda lokalit. Gjithnjë sipas policisë, vetëm dy nga viktimat, Edison Jaho dhe Enea Xhaji, kanë qenë në shënjestër të Xhuvanit. Dy personat e tjerë, i riu Arbër Demiraj, mik i Xhuvanit, dhe italiani Giampaolo Azzola, janë vrarë rastësisht sepse gjendeshin pas dy viktimave të para: të njëjtët plumba që kanë përshkuar tejpërtej trupat e Jahos dhe Xhajit, kanë vrarë edhe Demirajn dhe Azzolan. 

Lecce. Hyraj u vra nga punëdhënësi që e përdorte atë si shënjestër

Një Vrasje dhe një Vetëvrasje