in

Vriten dy ushtarakë shqiptarë në Afganistan


Presidenti Topi: “Keqardhje dhe pikëllim për lajmin e rënies heroikisht në krye të detyrës të ushtarakëve”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe pikëllimin e thellë për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë, Kapitenit Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi, të cilët humbën jetën tragjikisht sot në Kandahar, Afganistan.

Në mesazhin drejtuar familjarëve të Kapiten Voglit dhe Nëntetar Peçit, Presidenti thekson se  “me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli dhe Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit “Eagle 4″,’ në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!”.

“Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli dhe Nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi.

Dashuria e shtrenjtë e torinezit për shqiptaren. 255 mijë euro për tre vjet

Enverucë të klonuar prej mishi e gjaku