in

Wikileaks: “Italia ka dështuar me imigracionin”

Sipas diplomacisë amerikane, qeveria italiane ka dështuar mbi imigracionin.

Është gjykim i përmbajtur në një raport të rezervuar të shkruar në vitin 2009 nga ambasada amerikane në Romë, por i Botuar vetëm tani nga Wikileaks, organizata që përhap dokumentet sekrete të qeverive dhe të ndërmarrjeve.

Raporti ngre gishtin kundër kryeministrit Silvio Berlusconi dhe ministrit të Brendshëm Roberto Maroni, që kanë shtrënguar ligjet kundër klandestinëve, por me rezultate të dobëta: klandestinët shtohen dhe pjesa më e madhe e dëbimeve nuk zbatohen për mungesë resursesh.

Për më tepër, qeveria italiane duket se vazhdon të bëjë propagandë mbi marrëdhëniet mes kriminalitetit, terrorizmit dhe klandestinëve që nuk dëshmohen nga fakte. Ndërkaq lë pas dore sfida më të rëndësishme, si integrimi i imigrantëve dhe i bijve të tyre.

Imigracioni, sipas raportit, nuk duhet parë si kërcënim, por si burim, mbi të gjitha duke parë plakjen e shoqërisë italiane dhe nevojën për persona në moshë pune.

Liqeni i Ohrit anëtarëson Shqipërinë në Europë

Deklaratë të ardhurash edhe për bashkëpunëtorët familjarë