in

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ndër objektivat e AS Romës

Pas suksesit në Brazil 2014 në radhët e kombëtares zvicerane, AS Roma i ka vënë sytë shqiptarit të Bayern-it

Drejtori sportiv i Romës, Sabatini, synon të blejë Shaqirin, sulmuesin 23-vjeçar të kombëtares svicerane që shkëlqeu në Botërorin e Brazilit. Sipas Corriere dello sport, edhe Shaqiri, që deri tani ka luajtur me Bayern, është i pakënaqur me hapësirën që i lihet, i mbytur siç mund të ndihet nga dy titullarët e fortë të skuadrës, Robben e Ribery. Ndaj po kërkon një skuadër të fortë por që t’i japë mundësi të vërë në dukje talentin e tij.

E pikërisht Roma mund t’i shkojë për shtat. Për më tepër, Shaqiri ka karakteristikat teknike e taktike që trajneri i Romës Garcia kërkon: sulmues anësor, i majtë që luan edhe me të djathtën. Për gjithë këto motive, Sabatini ka nisur negociatat për blerjen e Shaqirit nga Bayern-i që kërkon 20 milionë për të lënë të lirë sulmuesin.

Xherdan Shaqiri, i lindur në Gjilan të Kosovës në vitin 1991 ka emigruar me familjen në Zvicër që kur ishte fëmijë. Në vitin 2009 ka nisur të luajë me FC Basel e në 9 shkurt 2012 ka kaluar me Bayern, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 12 milionë eurosh për 4 vjet. Kur akoma nuk kish mbushur 20 vjeç, shpallet Futbollisti zviceran i vitit, duke vendosur një rekord të ri: është futbollisti më i ri në moshë i të gjitha kohërave që ka fituar këtë titull. Ndërkaq me klubin gjerman ka fituar Bundesligën, Kupën gjermane dhe një Botëror për klubet.

Nëse Shaqiri do të veshë vërtet fanellën e Romës është herët të pohohet, merkatoja është e gjatë e mund të ketë jo pak surpriza.

Verbëria e përvojës

Pushime në Shqipëri, të mira e low cost