in

Zbardhet ekspertiza e 4 vrasjeve. Të gjithë plumbat kaluan nga Edison Jaho

Kostandin Xhuvani ka marrë armën dhe i është drejtuar Jahos duke e qëlluar atë disa herë në kokë por plumbat kanë dalë dhe kanë qëlluar personat e tjerë

Tiranë, 5 nëntor 2014 – Sherri i nisur mes Kostandin Xhuvanit dhe Edison Jahos u bë shkak që gjithçka të përfundonte në një tragjedi me 4 të vrarë në lokalin e natës “Ante Grand” tek Rruga e Elbasanit në Tiranë. Burime nga grupi i hetimit pranë prokurorisë kanë thënë për lapsi.al se mes këtyre të dyve ka patur në fillim një bisedë për çështje ende të paqarta por që më pas ka përfunduar me kacafytjen e të dyve. Më pas Xhuvani ka marrë armën dhe i është drejtuar Jahos duke e qëlluar atë disa herë në kokë por plumbat kanë dalë dhe kanë qëlluar personat e tjerë.

Ekspertiza

Zbardhet ekspertiza e 4 vrasjeve në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë. Nga kqyrja e trupave të viktimave ekspertët kanë arritur në përfundimet se të gjitha të shtënat kanë patur si objektiv 36 vjeçarin Edison Jaho. Sipas raportit mjeko-ligjor të disponuar nga lapsi.al mësohet se Jaho ka marrë 6 plagë, pothuajse të gjitha në kokë. Tre viktimat e tjera kanë vetëm nga një goditje me armë çka ka krijuar bindjen tek ekspertët se ata janë goditur nga plumbat që kanë tejshpuar Jahon.

Miku i Jahos, 38-vjeçari Enea Xhaji është qëlluar në qafë, 19- vjeçari Arbër Demiri është goditur në gjoks. Me një plumb të vetëm është qëlluar italiani Gianpaolo Azzola, 55 vjeç, i cili e ka prekur në krah dhe më pas i ka hyrë në kraharor. 

Një Vrasje dhe një Vetëvrasje

Për çfarë jeni krenar zoti Rama?