Zbulim historik. NASA: “Është gjetur një Tokë e re”
NASA konfirmoi më 23 korrik gjetjen e një planeti të ngjashëm me Tokën.
Në një konferencë për shtyp, agjencia amerikane bëri të ditur zbulimin nga teleskopi hapësinor Kepler, të këtij planeti që ndodhet në Rrugën e Qumështit. “Toka e dytë” është quajtur Kepler-452B”.
Astronomët pohojnë se Kepler-452B rrotullohet rreth një dielli të ngjashëm me tonin. Sipas shkencëtarëve të NASA-s, ai përmban ujë, ndonëse më pak sesa planeti ynë, por mjaftueshëm për të vazhduar, sipas përllogaritjeve edhe 500 milion vitë të tjera.
Kepler-452B ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg. Ylli i tij është 6 miliardë vjeç, 1,5 miliardë më “i moshuar” sesa Dielli ynë.
NASA thotë se, zbulimi është një tjetër arritje drejt objektivit për të gjetur një “Tokë” tjetër. Gjithashtu u bë e ditur se janë dhe 11 planetë të tjera kandidatë ku mund të zhvillohet jeta.