in

Zgjedhjet në Kosovë. DnV: PDK 30,69 %, LDK 26,2 %, Vetëvendosje 12,78 %

Prishtinë, 13 dhjetor 2010 (Kosovapress) – Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet më të reja nga zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, sipas të cilave PDK ka fituar 30,69 për qind të votave, LDK 26,2, Lëvizja Vetëvendosje 12,78, AAK 10,89, Koalicioni për Kosovë të Re 7,85, Lidhja Demokratike e Dardanisë 2,78 dhe FER 2,35 për qind.

Ismet Kryeziu, drejtues i “DnV”, ka thënë se në këto rezultate janë përfshirë vetëm rezultatet e para nga komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt, të komunikuara në konferencën e mëhershme, për shkak se sipas “DnV” ka prova se në këto dy komuna ka pasur manipulim të votave të lira.

Edhe pse, rezultatet e mësipërme janë të pjesshme, dhe komisioni qendror i zgjedhjeve ende nuk ka nxjerrë rezultatet e këtyre zgjedhjeve, menjëherë pas mesnate Partia Demokratike e Kosovës ka festuar fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.  Përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, lideri i saj, Hashim Thaçi, ka thënë se zgjedhjet ishin zëri i qytetarëve për Kosovën evropiane dhe demokratike. (Kosovapress)

Lexo edhe: Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve

Zgjedhjet në Kosovë: kanë votuar 47,80% e kosovarëve

Dhuratë për një shok nga “Bregu tjetër i Adriatikut”