in

Zhduket një vajzë në Romano di Lombardia

 

Familjarët: “Duam vetëm të dimë nëse është mirë”

Aida Kazazi - Shtyp per ta zmadhuar

Romë, 16 maj 2012 – Prej disa ditësh në Romano të Lombardisë në provincën e Bergamos, familja e Aida Kazazit është shumë e shqetësuar për fatin e vajzës.

Në fakt, nga e shtuna pasdite Aida Kazazi është zhdukur pa lënë gjurmë. Të fundit që e kanë parë teksa ka dalë nga shtëpia kanë qenë prindërit dhe i vëllai. Vajza ka pasur veshur një palë xhinse të zeza, bluzë dhe atlete të bardha.

Familjarët e saj i janë drejtuar forcave të rendit, po shpërndajnë afishe në zonë me fotografinë e vajzës, dhe kanë vënë në dispozicion një numër telefoni për të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion mbi vajzën 331/3354138. “Duam vetëm të dimë nëse është mirë” deklarojnë prindërit e saj.

Ada Kazazi mund të jetë larguar vullnetarisht nga shtëpia pasi ka marrë me vete një valixhe dhe pasaportën shqiptare, e duke qenë se është në moshë madhore mund ta bëjë një gjë të tillë. Në fakt, “duam vetëm të dimë nëse është mirë” deklarojnë prindërit e saj.

 

Kledi, Fiorello e il viaggio in gommone di Bossi verso l’Albania – Video

Filmi “Lindje Perëndim Lindje” i Gjergj Xhuvanit, sonte në Napoli