“Më telefonuan natën për të më thënë që kishte rënë zjarr në traget. Më treguan se kishin frikë. Erdha menjëherë në port. Nga bregu dallohej që nga anija dilte tym”. Është kjo dëshmia dhënë mediave lokale nga një kamionist shqiptar, i cili nga ora 1.30 e natës qëndron në port, për t’u siguruar që kolegët e tij që kishin marrë tragetin janë mirë e që u ka telefonuar atyre disa herë gjatë natës.
Ndër 200 e ca pasagjerët e tragetit Francesca ku natën e shkuar ka shpërthyer zjarri, shumica janë shqiptarë. Fatmirësisht janë të gjithë mirë. “Kanë pasur shumë frikë – thotë kamionisti – por tani janë të qetë e mezi presin t’i hipin në një traget tjetër që t’i çojë në Durrës”.
Lexo edhe: Zjarr në tragetin e linjës Bari-Durrës