Nuk besoj se ka njeri që të ketë shkelur në Amerikë dhe të mos jetë mrekulluar nga pamja përrallore e Twins Towers, Kullave Binjake, në pjesën jugore të Manhattanit. Parë në perëndim të diellit ose natën nga bregu i New Jersey-t, ose tek afrohesh me Staten Island Ferry, janë një përrallë, një ëndërr… Dhe te ndërmjetësonin në formën më të plotë kuptimin e fjalës “The American Dream”, ëndrra amerikane. Sapo ndërgjegjësohem që përdora një folje të kohes se shkuar, shokohem. Ka rene nata, dhe kjo dite e frikshme, tragjike dhe e çuditshme vazhdon të më mpijë krejt çdo lloj ndjenje.
Në mëngjes, rreth orës 08:45 unë po dilja nga Grand Central Station dhe mora Avenue-ne e Peste poshtë për në rrugën 40-të, kur dëgjova një shpërthim te tmerrshëm dhe ku pamja e krejt pjesës jugore te downtown Manhattan ishte e mbuluar me tym. Askush nuk dinte asgje megjithese njerezit ndaluan per një moment vrapin e mëngjesit dhe po shikonin vetëm nga jugu, ndërkohë qe vetëm pese minuta me pas, ne orën 09:00 unë isha brenda ndërtesës se HSBC Bank ku televizoret ishin ngritur ne kupe te qiellit dhe te gjithë qëndronin para tyre te shokuar, si ca statuja qe per aresye qe nuk diheshin ishin ngrire me filxhanë kafeje ne dore dhe me sytë e stërshqyer te mbërthyera mbi ekranet qe vareshin ne dhomen e tregtimit. Shume nga gratë përpiqeshin te mbahen tek kushdo qe kishin afër dhe shume te tjerë që lëshonin vetëm pasthirrma te pafuqishme me gjysme zeri:”E pabesueshme!”, “Nuk kam fjalë!”, “O Zot i madh!”. Dhe vetem sekonda pasi unë hyra, te gjithë bashke u beme dëshmitarë të një pamjeje qe është banalizuar kaq shume neper filmat tepër imagjinative hollivudiane, por qe askush s’po dukej te kishte stomak ta pertypte menjëherë në gjithë gravitetin e tmerrit pikerisht sot qe po ndodhte realisht para syve tane: një aeroplan qe i hyn mes për mes njërës nga kullat! Dy aeroplane që guxojnë të lëshohen aq perpendikularisht, aq pagabueshmërish drejt e në zemër të atyre ndërtesave qe ngriheshin aq kryelarta dhe me aq konfidencë në qiellin e New Yorkut!
Ç’erdhi me pas ishte një tronditje dhe panik i tmerrshëm: njerëz që përpiqeshin të merrnin ne telefona dhe s’arrinin, të tjerë që qanin te shqetësuar per te afërmit, zëra reporterësh që buçisnin nëpër televizorë e radio si të përpiqeshin të përshkruanin ato sekuenca tmerri qe i linin vendin njera tjetres dhe qe nga ora 08:50, e deri ne 09:30 po zhvilloheshin aq pameshirshem shpejt, dhe pastaj fjale te shkeputura qe s’merreshin vesh se me çfarë tamam kishin lidhje: Capitol Hill, Pentagon, White House, Kennedy Space Center, United Airlines, American Airlines, Disney World…Kaos! Per një moment duket sikur te gjitha simbolet amerikane ishin nen sulm…Dhe me pas, ajo qe shumekujt mund t’i kete shkuar neper mend tek është mrekulluar perpara Twin Towers qe dukeshin sikur sfidonin ligjet e fizikes me ate vertikalitetin e tyre madheshtor: “A mund te bien keto ndonjehere?” Dhe rane!!! E pabesueshme, por RANE!!! U shemb gjithcka ne një kohe aq te shkurter dhe ishte e pamundur per kedo rreth e rrotull te mblidhte veten dhe ta besonte.
Unë nuk kisha perfytyruar kurre se do te isha ne gjendje te isha aq e qete, dhe ca me pak qe te kisha mendimet dhe reagimet me idiote pikerisht ne momentin e një pandemoniumi te tille, kur fillova te besoj se është ceshtje minutash qe te shkoj dhe unë ne dreq me gjithe te tjeret, dhe kisha mendime kaq idiote sa te vjen turp t’i pershkruash… Me pas, kur me ne fund megafonet ne te gjithe HSBC Bank filluan te urdherojne te gjithe perjashta nderteses, sikur fillova te ndergjegjesohem se sa me fat duhet ta konsideroja veten qe unë qellonte te MOS isha ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar si ata mijera fatkeqe te tjere.
Por ajo qe është e frikshme është se tragjedia s’është shperfaqur ende ne formen e saj te plote. Ajo vetem se merret me mend dhe është e tera e fshehur nen tymin e zi qe ka mbuluar te gjithe pjesen e Downtown Manhattan. Nuk kemi pare kufoma ende…Nuk kemi pare ende njerez te zene nen rrenoja…S’ka pasur kohe per kete. Është e cuditshme se sa vizuale jane njerezit ne perceptimin e permasave te një tragjedie. Deri tani ajo vetem se mund te perceptohet si blloqe jashtezakonisht te medha betoni e xhami te bera shkrumb dhe hi. Deri tani te gjithe jemi VETEM me imazhin e kullave qe s’egzistojne me. Zot, por e pashmangashmja do te ndodhe ne ceshtje oresh! Do te fillojne kufomat dhe plaget dhe ulerimat dhe tmerri!! Ate pjese e kam kaq frike, kaq frike…
World Trade Center, një nga krijesat me madheshtore te arkitektures urbane, zemra financiare e New York-ut, perfundoi ne vitin 1976 per te qene baza e disa mijera kompanive gjigande financiare, legale, qeveritare, kopshte femijesh te nepunesve (O perendi! Kopshte femijesh!), kompani sigurimesh, restorante, hotele, klube nate, etc. Dhe e gjithe ajo qender, ai qytetth i vogel brenda një qyteti te madh, aq i zhurmshem, aq i shndritshem, aq i pasur, aq i lustruar sapo pushoi sot se egzistuari. Por ajo qe është per t’u admiruar është një lloj solidariteti trondites. Nga mesdita me ne fund dola nga ndertesa me disa te tjere dhe u drejtuam per ne Lenox Hill Hospital ne rrugen 77te, se pari per te bere një donacion gjaku po te qe e mundur dhe se dyti sepse donim te takonim shokun e një koleges tone qe ishte sjelle aty me disa te tjere nga World Trade Center. E pamundur te prisje një rradhe prej qindra vetesh qe donin te dhuronin gjak. E pabesueshme se si solidarizohen njerezit ne raste tragjedish, pikerisht ata njerez te ftohte e kalkulative qe shohim tek vrapojne ne rruge mengjeseve, ne njeren dore një suitcase dhe ne tjetrin telefonin mobil tek marrin kuotat e fundit te burses se Tokios! Ata te gjithe prisnin ne rradhe me durim per te dhuruar gjak…
Ai njeriu qe kishte shpetuar nga gjithe ferri downtown ishte i teri i mbuluar me një shtrese te trashe dheu te bardhe dhe vende vende shtresa te zeza tymi a dicka e tille por i pademtuar per fat te mire. E tmerrshme!-thashe me vehte – unë nuk do kisha prodhuar dot një imazh me te arrire ne koken time per Konstandinin, te zhvarrosurin e legjendes se Doruntines. Ai, pavaresisht se ngjante si i sapodale nga varri, ishte cuditerisht i qete dhe tregonte se si punonte ne katin e 41-te ne Tower 2, dhe se si kishin zbritur nga shkallet 41 kate me kembe!- nen një tmerr te vertete qe kishte filluar kur po i afroheshin kateve te poshteme, nga bllokimet qe krijoheshin nga njerez qe s’merrnin dot fryme ose qe rrezoheshin, dhe nga zjarrfiksat qe shkonin ne drejtim te kundert, deri sa kishin ardhur ne katin e poshtem ne një kohe kur ishte goditur dhe kulla e dyte dhe gjithcka ishte bere zi nga tymi i trashe. Ata ishin kapur te gjithe per dore duke formuar një si tip zinxhiri njerezor dhe ishin perpjekur te dilnin jashte, te futur ne një balte gjer ne gju te krijuar nga tubat e plasur te ujit dhe nga betoni i kthyer ne pluhur e hi.
Me pas vazhdova te eci per ne veri ne kembe me shpresen qe te afrohem ne lartesine e rruges 80-te ku ne rastin qe transporti publik nuk fillonte te funksiononte te isha afer ca miqve qe banonin diku aty. Kush mund te perfytyronte një Midtown New York pa trafik e te zbrazur nga automjetet nderkohe qe rruget ishin plot e perplot me njerez qe ecnin. U ngjita neper Avenue-ne e Peste, dhe ishte e pabesueshme se rreth cdo pese minuta qe kalonte ndonjë aeroplan i aviacionit ushtarak ose i policise, mijera koka njerezish qe mbushnin rruget ngriheshin lart me tmerr, te gjitha njekohesisht si nen një orkestrim perfekt dhe perpiqeshin te ndiqnin me sy aeroplanin. Ne rrugen e 82-te dhe ne Avenue-ne e Dyte s’kishte asnjë dyqan te hapur pervec bareve dhe restoranteve qe gumezhinin si asnjehere, si dhe një dyqani qe shet suvenire dhe objekte elektronike qe me beri pershypje te jashtezakonshme: Perjashta kishte një tabele te madhe qe lexonte: ” Attack on America SALE!!!” Kishin ulur cmimet me rastin e tragjedise me te madhe te Amerikes, njesoj sic i ulin per Krishtlindje! Me brenda kishte një tabele tjeter te shkruajtur shpejt me një marker te kuq: ” Jetoni si të ishte dita e fundit e jetes suaj! Bleni një telefon celular ketu!” OK, thashe me vete, e gjithe situata është krejt surreale sot, asgje s’me cudit me. Por jo…Ne fakt ka dicka qe me cudit. Ose me sakte ka dicka qe me acaron dhe me frikeson jashtezakonisht shume: pafuqishmeria perballe çmendurise.
Imazhi i ca qenieve irracionale, debile, te neveritshme, ne momentin e ekstazes se tyre mazokiste tek perplasin një aeroplan me njerez pingulthi ne një ndertese ku ka mijera vete te pafajshem, njerez qe thjesht jane nisur si cdo dite te shkojne ne pune, femije qe sapo kane hapur fletoret qe te ngjyrosin lule dhe zogj, te huaj qe vizitojne kryeqytetin e botes dhe perpiqen te vene ne celuloid veten e tyre ne sfondin e te mrekullueshmeve Twin Towers, njerez te thjështë, te mire, te pafajshem, proamerikane dhe antiamerikane bashke, apo mbase eskimeze qe po blejne grepa per te peshkuar fokat dhe qe as iu bie ndermend per pikat e nxehta dhe problemet e paqes ne Lindjen e Mesme…
Dhe tmerri vazhdon ndërkohë… Çfarë dite!