in

12 vjet në kërkim për vrasje në Shqipëri. Arrestohet në Romë

Është dënuar me 25 vjet burg por për shumë vjet humbi gjurmët

Romë, 18 dhjetor 2015 – Ishte në listën e 100 shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli shqiptar, e më në fund u kap në Romë më 14 dhjetor. Është fjala për 32 vjeçarin Genc Pjetri në kërkim prej vitit 2003 për vrasjen në Shqipëri të një personi për hakmarrje. Menjëherë pas ngjarjes ishte zhdukur. Për këtë ngjarje, me akuzën e vrasjes me paramendim dhe mbajtjes së armëve u dënua në mungesë me 25 vjet burg, periudhë nga e cila nuk ka bërë asnjë ditë.

Arriti të jetojë në arrati për plot 12 vjet edhe për faktin që organet e drejtësisë shqiptare nuk zotëronin shenjat e tij të gishtave gjë që e vështirësoi identifikimin e Pjetrit gjatë kësaj periudhe të gjatë. E vetmja gjë që kishte banka e të dhënave të interpolit, ishte një fotografi e Pjetrit e kohës së ngjarjes.

Megjithatë, nisur nga disa informacione të vakëta mbi qëndrimin e tij të mundshëm në Itali, një seksion i policisë së Romës i specializuar në kriminalitetin e të huajve, nisi hetime që sollën më 14 dhjetor në kapjen e 32-vjeçarit. Fillimisht është rënë në gjurmët e ish të dashurës së tij, me të birin e të cilës Pjetri ishte shumë i lidhur. Duke ndjekur djalin, oplicia ka arritur të gjejë banesën në Ciampino ku jetonte. Fillimisht u ka dhënë agjentëve një emër të rremë, por shpejt është dorëzuar dhe ka pranuar që është ai person ii kërkuar.

Tani gjendet në një nga burgjet e Romës, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

u00c7faru00eb rregullash parashikon lu00ebvizja e liru00eb e qytetaru00ebve shqiptaru00eb nu00eb Shengen

Në Shengen pa viza. Çfarë duhet pasur parasysh para se të nisesh

Danimarkë. Refugjatëve t’u sekuestrohen paratë dhe sendet me vlerë