in

4 milionë emigrantë italianë. Napolitano: “Të mësojmë nga historia jonë”

Nga koha e Unifikimit të Italisë e deri në ditët e sotme kanë ikur 30 milionë persona. Të dhënat e raportit “Italianët në botë”; kreu i shtetit: “Të na ndihmojnë për të lexuar më mirë edhe flukset e imigrantëve drejt Italisë”

Romë, 22 qershor 2011 – Italianët janë ende një komb  emigrantësh. Mbi katër milionë jetojnë jashtë vendit, brezi i fundit i atyre 30 milionëve që në periudhën që nga unifikimi i Italisë kanë ikur jashtë atdheut.

Kjo shifër del nga raporti “Italianët në botë 2011”, prezantuar më 21 qershor në Romë nga Migrantes, në bazë të të dhënave të  përditësuara në fund të vitit të shkuar, të ofruara nga “Shoqata e italianëve me banim jashtë vendit (Aire).

Raporti numëron 4.1 milion italianë që jetojnë jashtë vendit, të cilët jetojnë kryesisht në shtete të tjera europiane (56%) ose në Amerikë (39.6%). Renditja e vendeve të emigrimit : e para është Argjentina (15.8%), e ndjekur nga Gjermania (15.3%), Zvicera (13%), Franca (8.8%) dhe Brazili (6.9%) .

Largohen kryesisht banorë në qytetet e mëdha: 258.000 emigrantë nga Roma, 53.000 nga Milano, 36.000 nga Napoli, 35.000 nga Torino. Por në qoftë se shqyrtohen shifrat e zonave më të gjera të migrimit, spikatin zonat jugore të vendit (1 milion 448 mijë), më pas ishujt (767 mijë), ndërsa nga zonat veri-perëndimore, veri-lindore dhe nga ato qëndrore janë rreth 600 mijë nga seicila zonë.

Napolitano: “Nga e kaluara një mësim për të tashmen”

Këtë vit raporti “Italianët në Botë” i kushtohet 150 vjetorit të  bashkimit të Italisë, vite gjatë të cilëve ata janë shpërndarë nëpër botë 30 milionë italianë, prej të cilëve rrjedhin nga 60 deri në 80 milionë persona.

Një rrjedhë e historisë, që sipas kreut të shtetit Giorgio Napolitano, duhet të jetë një mësimdhënie.

“Nga këto përvoja duhen përfituar mjetet për një lexim më të ‘kujdesshëm të fenomenit të migrimit, veçanërisht në lidhje me flukset aktuale, nga Jugu drejt Veriut të botës, në të cilat ne kemi qenë dëshmitarë e në gjithnjë e më shumë të përfshirë e që ngjarjet e fundit në vendet e Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme i kanë dhënë pa dyshim një përshpejtim”- shkruan Napolitano në një mesazh dërguar me rastin e paraqitjes së raportit-, “me urimin që përpjekjet tuaja të kontribuojnë për të reaguar ndaj çfarëdo forme mospranimi dhe të indiference”.

“Braktisja e tokës – shkruan më tej kreu i shtetit – është gjithmonë një zgjedhje e hidhur dhe e dhimbshme. Urimi im është që mësimi i të shkuarës të përkthehet në një mësim për të tashmen, duke përforcuar atë qëndrimin e vjetër të mirëpritjes, të strehimit dhe solidaritetit që i përket vlerave të vërteta të popullit tonë. “

“Të gjitha vendet me të vërtetë demokratike, Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare – thekson presidenti  – nuk mund të mënjanojnë detyrën e pritjes solidare, në kuadër të normave   që duhet t’i japin rregull flukseve migruese dhe që duhet të vlejnë për të shkatërruar trafiqet famëkeqë të qenieve njerëzore, edhe nëpërmjet bashkëpunimit efikas me vendet e origjinës. “

 

Patenta. Për faj të testit vetëm në italisht, shtohen të huajt që nuk e marrin

Në burg sepse detyron të shoqen të prostituohet. E nxjerrin e bën të njëjtën gjë