in

550 euro në muaj më të varfërve, edhe imigrantë. Friuli nuk diskriminon

Miratohen “masat e reja për përfshirjen aktive dhe mbështetjen e të ardhurave”. Kërkohen dy vjet rezidencë në krahinë, por shtetësia nuk ka rëndësi

Romë, 3 korrik 2015 – Deri në 550 euro në muaj më të varfërve për dy vjet. Në këmbim kërkohet që përfituesit të marrin pjesë në kurse formimi e nisma të futjes në tregun e punës dhe në gjithçka që mund të jetë e dobishme për ngritjen e tyre profesionale.

Janë “masat e përfshirjes aktive dhe të mbështetjes të së ardhurave”, të njohura me emrin “asistencë qytetarie”, që janë miratuar të hënën, më 29 qershor, nga Këshilli Krahinor i Friuli Venezia Giulia-s. E mund të përfitojnë edhe imigrantët. Kërkesat do të paraqiten pasi të miratohet edhe rregullorja.

Kriteret e parashikuara nga ligji i ri për të përfituar kontributin kanë të bëjnë vetëm me gjendjen ekonomike të familjes (ISEE nuk duhet të jetë më e lartë se 6 mijë euro) dhe me faktin që të paktën një prej pjesëtarëve të familjes të jetë resident në krahinë prej të paktën dy vjetësh. Asnjë fjalë mbi shtetësinë, asnjë diskriminim.

Me pak fjalë, në Trieste e mendojnë ndryshe nga ç’e mendojnë në Milano. Edhe Krahina e Lombardisë e udhëhequr nga legisti Roberto Maroni po punon për futjen e “asistencës së qytetarisë”, por guvernatori dhe njerëzit e tij nuk lodhen së përsërituri qëdo të përjashtohen të huajt jokomunitarë.  

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shqipëria në EXPO. Një rast i humbur?

Egërsia si fat dhe varr i turizmit shqiptar