in

6 klandestinë shqiptarë zbulohen në Brazil në një konteiner anijeje

Qëndronin të fshehur në konteiner prej 4 ditësh e donin të hynin ilegalisht në Kanada – video

Tiranë, 6 tetor 2016 – 6 shqiptarë janë ndaluar nga policia braziliane, pasi po tentonin të futeshin ilegalisht në Kanada. Mediat braziliane shkruajnë se të arrestuar janë: Ledion Taka 37 vjeç, Adnand Feka 34 vjeç, Shaqir Serjani 28 vjeç, Rezart Kruja 27 vjeç, Erin Fekollari 26, Permet Behluli 25.

Të njëjtat burime thonë se shqiptarët janë nisur nga Franca, kanë udhëtuar fillimisht për në Spanjë dhe më pas kanë hipur në anije për në Brazil me destinacion përfundimtar Kanadanë. Ata kishin qëndruar për 4 ditë në konteinerët e mallrave të anijes, por kishin dalë për shkak se u ishte mbaruar ushqimi. Marinarët i kanë pikasur dhe kanë njoftuar autoritetet.

6 shqiptarët janë dërguar në një qendër për emigrantët ndërsa kanë nisur procedurat e ekstradimit për në Shqipëri.

 


6 shqiptarë arrestohen në Brazil, 4 ditë të… di eVidzON

“Senatori, cambiateci la vita”, l’appello degli Italiani senza cittadinanza

Ekstradohet nga Greqia në Itali shqiptari i “Audit të Verdhë”