in

70 vjet burg katër meshkujve të familjes Ziu për vrasje

Gjykata e Teramos, me proces të shkurtuar, ka dënuar dy vëllezër e dy djemtë e njërit prej tyre për vrasjen e Roberto Tizit në 7 qershor të vitit të shkuar

Romë, 25 mars 2016 – Plot 70 vjet burg për katër vetë. Ky është dënimi i dhënë nga gjykata e Teramos, pas një procesi të shkurtuar, për autorët e vrasjes së Roberto Tizi-t, 35 vjeç nga provinca e Teramos, që më 7 qershor 2015 u ekzekutua pak metra nga shtëpia para syte të të shoqes.

Arian Ziu, 50 vjeç, autori material i krimit që pranoi menjëherë se ka shtënë 3 herë me pistoletë ndaj Tizit për të marrë hak për një grindje të ca orëve më parë në një kafene, u dënua me 18 vjet burg. Vëllai i tij Mikele Ziu , 53 vjeç, dhe bijtë e këtij të fundit Rudi (26 vjeç) dhe Toni (19 vjeç) janë dënuar që të tre me nga 17 vjet e 4 muaj burg për pjesëmarrje në vrasje për motive të dobëta. Sipas prokurorisë, vëllai dhe nipat e Arian Ziut, mbrëmjen e vrasjes, e kanë ndihmuar duke i çuar atij armën me të cilën vrau Tizin që e zhdukën menjëherë pasi krimit. Për të katër, prokuroria kishte kërkuar nga 30 vjet burg.

 

Reforma e shtetësisë. Më 30 mars seanca dëgjimore në Senat

Shtetësia italiane. Si llogariten të ardhurat për paraqitjen e kërkesës?