Më 8 maj në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet vendore. 3 milionë e 170mijë shqiptarë u thirrën të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e 384 bashkive dhe komunave. Sipas KQZ-së, në orën 19.00 kishin votuar 50,9% e zgjedhësve, përqindje më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2007. Madje shumë e lartë po të mbahet parasysh që të paktën 30% e të regjistruarve në listat e zgjedhësve janë emigrantë, pra që nuk janë fizikisht në Shqipëri.
Procesi u ndoq dhe do të vazhdojë të ndiqet nga mijëra vëzhgues të huaj e vendas dhe mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve deri në dhënien përfundimtare të rezultateve janë testi i demokracisë që do të vlejnë edhe për njohjen e mundshme të statusit të vendit kandidat në BE. Këto zgjedhje mund të konsiderohen mundësia e fundit për qeverinë e Tiranës, pas krizës politike të nisur në vitin 2009 dhe që arriti pikën e saj më të rëndë më 21 janar të këtij viti, kur 4 manifestues mbetën të vrarë me armë zjarri ndërsa protestonin kundër qeverisë.
Në këtë faqe do të gjeni të gjitha lajmet mbi zgjedhjet e 8 majit 2011:
- Në pritje të zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor
- Është Basha kryebashkiak i Tiranës
Kolegji hedh poshtë ankimimin e PS-së - Tirana pa kryetar bashkie deri më 3 qershor
- Zgjedhjet e 8 majit raportohen në PE
- KQZ RINUMËROI VOTAT – Basha shpallet kryebashkiak të Tiranës
- SHQIPËRIA NUMËRON VOTAT – Kronologjia dite pas dite
- Basha i përgjigjet Kadaresë: “Nuk tërhiqem”
- Kadare i shkruan Bashës: “Bëni një gjest qytetar, tërhiquni”
- Dy ish krerë të KQZ-së, mendime të kundërta mbi numërimin votave të këtyre ditëve
- Raporti i dyte i OSBE/ODIHR
- Raporti i pare i OSBE/ODIHR
- Himarë, humb Bollano
- Berisha dhe Rama të bindur për fitoren
- Exit poll-et: fitojnë edhe Rama, edhe Basha
- KQZ: Votojnë 50,9 e zgjedhësve
- Emigrantët, spektatorët e procesit zgjedhor në Shqipëri
- Policia e shtetit: Situatë e qetë në mbarë vendin
- Vëzhguesit ndërkombëtarë: Më 10 maj deklarata paraprake mbi zgjedhjet
- KQZ: Deri në 16.00 kanë votuar 35% e zgjedhësve
- KQZ: Deri në orën 14.00 ka votuar 22% e zgjedhësve
- Rreth 8 mijë emigrantë shkojnë në Shqipëri për të votuar
- Politikanët votojnë dhe deklarojnë
- Shqipëria voton