in

Himarë, humb Bollano

Në bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku rezulton fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Gjergji Goro. Sipas KZAZ-së nr. 63, kandidati socialist ka fituar me një diference prej 95 votash më shumë se rivali i tij më i afërt, Vasil Bollano, kryetar aktual i Bashkisë së Himarës, i rikandiduar nga PBDNJ.

Vasil Bollano, i cili kërkonte mandatin e tretë, ka ngjallur shpesh zemërimin e opinionit në Shqipëri për shkak të qëndrimeve të tij përsa u përket çështjeve të kombësisë.

Kulmi i “bëmave” të Bollanos ishte ndryshimi i historisë së Shqipërisë në faqen e internetit të Bashkisë së Himarës, ku heroi ynë kombëtar quhet Jorgos. Gjithashtu, zemërim ndaj Bollanos ngjallën edhe deklaratat e tij se disa nga fshatrat e Vlorës janë me prejardhje greke.

Këto deklarata u pasuan nga reagime qytetare, ndër të cilat protesta e Aleancës Kuq e Zi.

Me një deklaratë për shtyp, Aleanca Kuq e Zi përshëndet gjithë banorët e Himarës, menjëherë pasi u dha verdikti për Vasil Bollanon.“Largimi i Bollanos nga posti i kryebashkiakut do të garantojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare dhe etnike në Shqipëri”, thuhet në deklaratë. Sipas saj, ky është ndëshkimi më i mirë që himarjotët i japin bollanove në Shqipëri pas denoncimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Aleanca Kuq e Zi për fyerjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar duke treguar se Himara është zemra e Shqipërisë.

8 maj 2011: Shqipëria votoi

Në Romë një kuvend për Zai Fundon