in

8 Marsi, dite feste apo proteste

Në 100 vjetorin e luftës për të drejtat e grave 8 Marsi dite feste apo proteste.

Viti 2011, i nje dite Marsi dhe pikerisht dates 8, sheh gruan Shqiptare me prane vajtimit dhe revoltes se sa “festes” ne kuptimin e nje dite kushtuar teresisht Asaj.

Paraqitet e kerrusur e gervishur imazhi i femres shqiptare pergjate muajve te fundit, per mos te thene nje kohe relativisht te gjate.

Ne shoqërine shqiptare vihet re një rritje e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, femijet dhe te moshuarit. Ky eshte konkluzioni i Raportit të Qeverisë Shqiptare ne Këshillin e Evropës në Strasburg. Sipas Strategjisë Kombetare Për Barazine Gjinore dhe Dhunen në Familje, rreth nje e treta e grave dhe vajzave shqiptare perjetojne nje forme dhune brenda familjes. “Kjo dhune shfaqet ne te gjitha format, si dhune emocionale, si forma me shpesh e hasur e dhunes në familje, dhune ekonomike, e cila ndeshet me shume në zonat urbane, dhune fizike, e cila ndeshet me shume në zonat rurale, dhune seksuale, e cila rezulton me pak e raportuar”.

Nje ligjerate e drejte kjo e cila te le pa fryme. Te dhena te cilat jo se nuk ishin evidentuar dhe me pare ne vendin tone, por cdo vit qe kalon evidenton trishtueshem pushtetin e asaj te lige qe na pasqyron kete situate.

Nje tjeter problem mjaft shqetesues, qe te percellon vetem gjysma e shqiptimit te fjales, eshte prostituzioni. Ende mbetet kangrene fenomeni i shitjes blerjes se aktit seksual ne shoqerine shqiptare.

Ndonese nga viti 2001 deri me sot shifrat e identifikuara duket se jane në renie, trafikimi per qellim shfrytezimin seksual kryesisht te vajzave te reja vazhdon të jete nje plage e rende.

Ndonese ka nje ligj kunder diskriminimit, qe ende do dhe duhet pare se sa dhe si do zbatohet, komuniteti LBT (lezbike, biseksuale dhe transgjinore) mbetet nje prej grupeve me ne risk dhe me te diskriminuara ne Shqiperi per shkak te orientimit seksual dhe/apo identitetit gjinor. Dhe ky argument ne vendin tone njeh ditet me te zeza. Tani nuk e imagjinoj akoma momentin kur argument do te hidhet me debat te hapur publikisht.

Ne fakt ashtu sic nisi te quhej dita kushtuar gruas ku ne simbolin e saj permban proteste, ky kontest duhet te ndihet me fort ne vendin tone.
Ne vendin tone akoma dhe cuditerisht i theksuar mbetet ekuilibri mashkull –femer. Grate perballen me nje ngarkese te dyfishte ne perpjekjet e tyre per te arritur barazi ne vendin e punës. Dhe kete me shume se ju kush arrin ta shohe? Nga njera ane, ideologjite gjinore tradicionale i pengojne ato per t’u punesuar ne ato vende ku paguhen mire. Femrat jane te shtyra per te punuar ne ato sektore te ekonomise qe paguajne mepak.
Sipas studimit të forcave të punës për vitin 2010 të publikuar nga INSTAT, diferenca ne page midis femrave dhe meshkujve rezulton ne nje shifer prej 19, 2%.

Per keto te dhena une kete dite e quaj dite proteste dhe me ze te larte biles.
Qeveria shqiptare gjate viteve te fundit ka ndertuar bazen institucionale per rritjen dhe fuqizimin e pjesemarrjes se gruas ne jeten politike, ekonomike dhe sociale ne vend. Nje mase e rendesishme, eshte hartimi dhe miratimi i Ligjit “Per barazine gjinore ne shoqeri”, ku nder risite me te rendesishme ishte vendosja e kuotës jo me pak se 30% ne listat e kandidateve per zgjedhjet. Aplikimi i kuotës 30%, te sanksionuar ne Kodin Zgjedhor ne zgjedhjet parlamentare te Qershorit 2009.
Nje buje ne media por jo dhe aq ne te dhena, pasi duke iu referuar statistikave ne procesin e vendimmarrjes politike dhe publike, rezulton se vendet drejtuese jane të dominuara kryesisht nga burrat. Në Kuvend nga 140 deputete, 23 ose 16. 4 % e tyre jane gra, ndersa në qeveri nga 14 ministra, 1 eshte grua ose 7. 14 %, dhe nga 35 zevendesministra, 9 jane gra ose 25, 7%. Nga 12 prefektura, vetëm njera prej tyre drejtohet nga një grua. Nje lume te dhenash qe japin nje pasqyre te vuajtshme te gruas ne vendin tone. Nga njera ane del ne pah dukshem patriarkalismi qe eshte ngulur thelle ne shoqerine shqiptare dhe pas 20 vitesh demokraci e cila ne teori nuk njihte vetem hapjen e kufinjve fizike por edhe mendor dhe kulturore. Nga ana tjeter nje qeveri nder vite e cila nuk i zbaton ligjet e saj ne lidhjen me mbrojtjen e gruas kundrejt dhunes familjare, shoqerore dhe asaj ligjore. Femrat dhe shoqeria shqiptare perballe ketyre te dhenave dhe sa e sa te tjera me te detajuara nuk duhet te heshtin dhe ta kalojne me nje xhiro nga liqeni apo nje dreke me shoqet. Nuk duhet te jete normale ne vendin tone qe femrat ne politike te cfaredo linje qofshin ato te komentohen me fjalet me te uleta gjoja nje sulm mbi sjelljen poltike. Politikani shqiptar ne endjen e tekstit per te sulmuar kundershtarin te permende fjalet :e ndyre, e c’nderuar, prostitute apo shoqja e bulevardit. Nje politikan eshte familjar bashkeshort dhe prinder dhe nuk besoj se me keto komente mund te mbushe bisedat ne familjen e tij.
Ne nje dite si kjo vemendja duhet te perqendrohet ne permiresimin e jeteses dhe pozicionimit korrekt te femres ne vendimarrje.
Ne nje dite si kjo dua te kujtoj se 103 vjet me pare 129 gra qe punonin ne fabriken “Cotton” ne New York protestuan per te drejtat e munguara dhe lane jeten per te mbrojtur lirine e tyre.
Leonora Memia, Torino

Dënohet serbi që i vuri flakën flamurit shqiptar në stadium

Liqeni i Ohrit anëtarëson Shqipërinë në Europë