in

Statusi i vendit kandidat dhe përfitimet konkrete për Shqipërinë

Dhënia e statusit kandidat, është një vendim që do të japë përfitime të rëndësishme politike por edhe ekonomike në radhë të parë për qytetarët, si dhe për vendin në përgjithësi.
Nga Gjergji Mima

“Vula” e BE-së, e dhënë nga Këshilli i Ministrave të BE-së është në radhë të parë një garanci e rëndësishme politike për kompanitë europiane dhe botërore që të investojnë në Shqipëri. Por ky vendim sjell të mira të rëndësishme, në radhë të parë, për qytetarët shqiptarë.

Për nga perspektiva ekonomike, statusi kandidat do të inkurajojë investimet e huaja, dhe si rezultat do të çojë në krijimin e vendeve të punës.

Në aspektin e marrëdhënieve me jashtë, statusi i kandidatit ngre në një nivel më të lartë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së: Shqipëria tani do të marrë ftesa për mbledhje të Këshillit, të hapura për vendet kandidate. Qasja e saj dhe bashkëpunimi me agjencitë e BE-së do të jetë më e lehtë – për shembull pjesëmarrja e saj si vëzhguese në Agjencinë e të Drejtave Themelore të Njeriut.

Përfitimet ekonomike:

Qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin mallra dhe kapital nga një vend i BE-së në tjetrin pa ndonjë kufizim apo barrierë. Kjo do të nxisë zhvillimin e ekonomisë dhe do të lehtësojë procedurat burokratike gjatë shkëmbimeve tregtare.

Konsumatorët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe do të blejnë me çmime më të lira.

Me integrimin në BE, biznesit shqiptar do t’i ofrohen kapacitete të shtuara dhe perspektiva më të mira për të konkurruar në një treg unik me rreth 500 milionë konsumatorë, siç është tregu evropian.

Eliminimi i tarifave dhe barrierave do të sjellë reduktimin e kostove tregtare dhe do t’u reduktojë firmave dhe kompanive mundësitë për të patur pozicionin monopol në treg.

Do të rritet cilësia e produkteve të konsumit. Do të aplikohen standarde kontrolli të njëjta si për vendet e BE-së.

Me integrimin në BE, barrierat për transferimin e teknologjisë do të eliminohen dhe kjo do të sjellë rritjen e aksesit në sferën e inovacionit dhe prodhimtarisë.

Do të ofrohet perspektivë më e mirë për punësim të shqiptarëve në vendet anëtare.

Do të rriten investimet e Huaja Direkte – Hartimi i politikave për një klimë të mirë biznesi dhe funksionimi efiçent i një ekonomie tregu të lirë në një atmosferë të qetë politike do të stimulojnë investimet e huaja në Shqipëri.

Përfitimet politike:

Shqipëria do të ketë një demokraci të konsoliduar çka është kusht për të gjitha vendet anëtare.

Si vend anëtar i BE-së, Shqipëria do të jetë më e sigurt dhe do të japë kontributin e saj në zhvillimin e Evropës së Bashkuar.

Shkëmbimet kulturore do të rrisin mundësitë për krijimin e një shoqërie të hapur, me standarde dhe me shumëllojshmëri modelesh.

Përfitime sociale:

Si çdo vend anëtar që adapton politikat e BE-së në çështjet ekonomike, sociale, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, emigracionit illegal, edhe në Shqipërido të ketë një rritje të përgjithshme të standardeve të jetesës.

Do të ketë shërbim shëndetësor të standardeve evropiane.

Siguria në punë do të jetë me të njëjtat standarde si në vendet e tjera të BE-së.

Shqipëria do të vihet para detyrimit të shtuar për respektim rigoroz të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

Do të përmirësohen standartet mjedisore. – Anëtarësimi në BE, do të krijojë premisa për politika të zhvillimit të qëndrueshëm të vëndit, ku elementët mjedisore do të jenë pjesë e politikave të zhvillimit të vendit. Duke përshtatur standardet mjedisore të BE-së, Shqipëria do të jetë në gjendje të mbrojë mjedisin e saj.

Do të rritet cilësia në arsimim. Bashkimi Evropian ka ndihmuar tashmë vendet kandidate potenciale si Shqipëria në përmirësimin e sistemit të edukimit, përmes programit CARDS dhe kohët e fundit përmes programeve TEMPUS. Anëtarësimi në BE do t’i lejojë Shqipërisë të shfrytëzojë programet e tjera të Edukimit që aplikon BE –ja, si Socrates, Leonardo da Vinci dheYouth.

Do të rriten potencialet për një shfrytëzim më efikas të burimeve energjitike dhe natyrore.

Statusi i vendit kandidat. Konkluzionet dhe kërkesat e Këshillit të Ministrave të BE-së

Statusi i vendit kandidat. Reagime e përgëzime