in

Foggia. Arrestohet 31vjeçari për dhunë mbi të shoqen

Karabinierët janë lajmëruar nga spitali që i ka dhënë gruas ndihmën e parë

Romë, 25 gusht 2014 – E. Yzeiraj, kamionist, 31 vjeç, është arrestuar nga Karabinierët e Cerignolës, provinca e Foggias, me akuzën e dhunës ndaj të shoqes.

Çifti bashkë me dy fëmijët, 2 dhe 6 vjeç, kanë qenë në  makinë duke u kthyer në Brescia ku jetojnë. Në lartësinë e Cerignolës, ndërsa ngiste makinën, Yzeiraj e ka marrë të shoqen me shpulla e i ka rënë disa herë me celular në kokë, në sy të fëmijëve. Shkak i grindjes duket se kanë qenë mosmarrëveshje familjare.

Yzeiraj i ka shkaktuar të shoqes traumë në kokë dhe buhavitje të fytyrës aq sa është dashur që ajo të shkojë në spital. Kanë qenë pikërisht mjekët që i kanë ndihmën e shpejtë, ata që kanë kuptuar se ishte fjala për dhunë e kanë lajmëruar menjëherë karabinierët.  

E. Yzeiraj është shoqëruar menjëherë në burgun e Foggias.

Lexo edhe: Riccione. Arrestohet 40-vjeçari për abuzim seksual me mbesën e mitur

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Dal gattile alle stelle. Nala, la star del web

Panarea, la bellissima anziana delle Eolie