Shpartallohet banda italo-shqiptare e trafikimit të drogës
Mëngjesin e sotëm, drejtoria anti-mafie e Karabinierëve po arreston 32 persona, të gjithë pjesëtarë të një organizate kriminale që veprionte në pesë krahina të ndryshme të Italisë: Abruzzo, Marche, Toscana, Liguria e Puglia. Të gjithë akuzohen për trafikim e shpërndarje të lëndëve narkotike, e shtatë prej tyre edhe për veprimtari kriminale ndërkombëtare.
Sipas karabinierëve, në krye të organizatës ishin shqiptarë me precedentë penalë, prej vitesh në Itali, që vepronin kryesisht në Abruzzo, Marche e Puglia.
Organizatës i është sekuestruar edhe rreth 30 kg substanca narkotike.