Guardia di Finanza ka sekuestruar gjatë hetimeve rreth 350 kg marihuanë
Romë, 2 tetor 2014 – Një tjetër operacion i Guardia di Finanza, i zhvilluar mëngjesin e sotëm, këtë radhë në provincën e Barit, ka vënë në pranga 5 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge. Akuzohen të sillnin nga Shqipëria në Itali marihuanë për të furizuar kryesisht qytete puljeze si Terlizzi, Molfetta dhe Trani.
Hetimet kanë nisur me sekuestrimin në portin e Barit të 300 kg marihuanë një shtetasi maqedonas. Gjatë fazës së hetimeve janë sekuestruar më pas edhe 40 kg marihuanë dhe 26 mijë euro dhe janë arrestuar edhe 2 shqiptarë e katër italianë nga Campania.
Mes të arrestuarve të sotëm janë Vidian Gjoni, Rrok Qushku, Gentian dhe Armand Xhani.