in

Parma. Shkatërrohet banda italo-shqiptare e prodhuesve të heroinës

Në një shtëpi të braktisur në Colorno të Parmës, karabinierët zbulojnë një punishte droge që furnizonte me heroinë disa provinca. Arrestohen 7 shqiptarë, prej të cilëve një polic me punë në Tiranë, dhe 3 italianë.

Romë, 27 tetor 2014 – Organizata italo-shqiptare e zbuluar ditët e shkuara nga Karabinirët e Parmës ishte e specializuar në përgatitjen e heroinës për shpërndarjen me pakicë e përbëhej nga dy kimistë, një polic, transportues, shpërndarës e furnizues të substancave përzierëse. Organizata kishte kthyer një shtëpi të braktisur në Colorno të Parmës në në punishte heroine që mbërrinte nga Shqipëria e përgatitej për tregun e Reggio Emilias, Parmës, Riminit, Firences, Astit dhe Tranit. Një “biznes” prej 20 milionë eurosh që vinte nga 60 kg heroinë e pastër, e cila e rafinuar e përzier dhe e ndarë në doza  arrinte në 480 kg kur hidhej në treg. 

Të shtunën, më 25 tetor, karabinierët e Parmës kanë shpartalluar bandën dhe kanë vënë pas hekurave dhjetë vetë, shtatë shqiptarë, nga të cilët njëri polic me punë në Tiranë, e tre italianë. Hetimet kanë nisur në tetorin e vitit të shkuar me sekuestrimin e 100 kg substance për përzierjen e drogës dhe janë mbyllur në maj të këtij viti.

Grupi kishte kthyer shtëpinë në rafineri të mirëfilltë droge. Në të gdhirë të 31 marsit të shkuar, karabinierët sekuestruan atje13 kg heroinë të përzier e “të prerë”, gati për t’u hedhur në treg, rreth 3 kg kokainë, 100 kg substancë për përzierje dhe 13 mijë euro të holla.

Sipas mediave lokale, të arrestuarit e të shtunës janë: Artur Bregu, 33 vjeç, rezident në Brescello, ish i burgosur në burgun e Parmës, Velino Koroveshi, 24 vjeç, me vendbanim në Arma di Taggia të Imperias, Lauert Greca, 44 vjeç, rezident në Parma, Gëzim Hasa, 30 vjeç, pa vendbanim në Itali dhe ish i burgosur në Parma, Denis Tafili, 29 vjeç, me punë polic në Tiranë e pa vendbanim në Itali, edhe ky ish i burgosur në Parma, Dedë Bajraktari, 21 vjeç, rezident në Colorno, Bledar Brahimi, 28 vjeç, rezident në Colorno, dhe italianët Marcello Panariti, 34 vjeç, Davide Cavalli 43 vjeç, dhe Tommaso Villirillo, 37 vjeç.

Video e aksionit të Karabinierëve:

Shkurtimet e mundshme të fondeve për Patronatin Inas Cisl dhe pasojat për emigrantët

Shtetësia italiane. Tre adresa poste të certifikuar për kërkesat e natyralizimit